Redina Qose's profile

Përseri, pa ...

FIJE PËR FIJE/ ZETA GALERI
9-25.11.2023

Përsëri, pa...
Endje në tezgjah
156 x 156 cm




“Kur do të ikësh përsëri?” është pyetja që unë i drejtoja tim eti kur e takoja, duke llogaritur kohën që më mbetej deri në largimin e ardhshëm.

“Përsëri pa…” është një performancë arti që eksploron ndikimin e thellë të emigracionit në konceptin e shtëpisë dhe mungesën e figurës së babait brenda një shtëpie. Nëpërmjet një përzierjeje të kulturës tonë, konceptit të shtëpisë dhe përqasjes emotive, kjo performancë gërmon në terrenin emotiv të dëshirës, kujtesës dhe elasticitetit të eksperiencave dhe reflektimeve.
Qilimi në vetvete përfaqëson shtëpinë, I gjithë rrugëtimi nisi me ndërtimin e kësaj shtëpie duke reflektuar mbi mundësinë e mbushjes së këtij boshllëku që mungesa e tim eti ka lënë në këtë banesë.
Përmasat e qilimit janë një raport I viteve të mungesës së tij në jetën time (13), së bashku me përmasën e pëllëmbës së tij te dorës (12cm). Në sipërfaqen e qilimit do të realizohet një siluetë e portretit të tim eti. E turbullt, e paevidentueshme, pothuajse monokron e cila nuk e bën subjektin të pranishëm, përkundrazi kap identitetin e tij në procesin ndërmjet shfaqjes dhe zhdukjes. Porteti përfaqëson dhe mishëron dikë që nuk është i pranishëm nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër aludohet për mungesën e tij.



Një falenderim për të gjithë personat që ishin të pranishëm në këtë rrugëtim i cili nuk ka mbaruar ende...

Enza Rripaj, Erlind Selba, Anarkitekt, Fabio Toska, Ediballa_al, Ana, ZETA Contemporary Art CenterOlson Lamaj, THE CAT, Mami im, etj...
Përseri, pa ...
Published:

Përseri, pa ...

Published: